Të paktën 15 të vdekur në Guatemalë ndërsa autobusi bie në përrua

Të paktën 15 të vdekur në Guatemalë ndërsa autobusi bie në përrua

Të paktën 15 persona morën lëndime kur një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua përgjatë autostradës ndër-amerikane të Guatemalës, njoftuan autoritetet sot.

Presidenti i Guatemalës Bernardo Arevalo shpalli tri ditë zie kombëtare pas aksidentit, i cili ndodhi më 26 dhjetor.

“Nga qeveria e Guatemalës, ne kemi koordinuar të gjithë ndihmën e nevojshme për të prekurit, ndërsa qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes dhe të dashurit”, tha ai, transmeton Sky News, përcjell KosovaPress.

Autobusi po udhëtonte nga qyteti i Guatemalës për në Totonicapan kur humbi kontrollin dhe ra afërsisht 330 metra në një përrua.

Ekipet e emergjencës kaluan më shumë se dy orë duke u përpjekur të shpëtonin të plagosurit dhe të nxirrnin trupat e të vdekurve.

Aksidentet rrugore që përfshijnë transportin publik mbeten një shqetësim i madh në Guatemalë. Midis janarit dhe tetorit 2025, Observatori Kombëtar i Sigurisë së Transitit regjistroi 446 aksidente që përfshinin automjete të transportit publik, të cilat çuan në 111 viktima.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë